Follow us on:

Ambasadori Shpend Kallaba dekorohet me Urdhërin e Lartë Presidencial nga Presidenti Bullgar Radev

Sofje, 26 Qershor-Në një ceremoni të organizuar nga Presidenca e Bullgarisë, Ambasadori i Republikës se Kosovës ne Sofje, Shpend Kallaba është dekoruar per merita te veçanta me urdhërin e larte presidencial “The Madara Horsman”.

Në praninë e Ambasadoreve të shume shtetev mike, përfshirë Shqiperinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Turqinë, Irlanda, Polonia, Egjipit dhe Pakistani, si dhe drejtuesve e zyrtareve te larte institucional te Bullgarisë, Presidenti Rumen Radev, me rastin e dekorimit me urdhrin “The Madara Horseman”, ka vlerësuar lartë punën e Ambasadorit Kallaba, me motivacion ngritjen dhe thellimin e marrëdhënieve ne mes Bullgarisë dhe Kosovës.


Sipas Presidentit Radev, Ambasadori Kallaba gjate mandatit te tij si Ambasador i Republikës se Kosovës ne Bullgari, ka dhëne një kontribut te çmuar ne avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ne mes dy vendeve ne fusha te ndryshme, te cilat janë finalizuar me marrëveshje ne sektorë krucial te bashkëpunimit, ekonomi, arsim, kulture. Ne kuadër te thellimit te marrëdhënieve Presidenti Radev ka vlerësuar edhe kontributin e Ambasadorit Kallaba ne hapjen e Konsullatës se Nderit te Republikës se Kosovës ne qytetin e Nessebarit, duke e quajtur këtë si një dëshmi shtesë ne mes marrëdhënieve te shkëlqyera ne mes dy vendeve.


Kreu i shtetit bullgar nënvizoi kontributin personal të ambasadorit Kallaba, vrullin pozitiv në marrëdhëniet bilaterale, thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët dhe nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe të bashkëpunimit në fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik midis qeverive të të dy vendeve.


Pas marrjes se kësaj dekorate Ambasadori Kallaba ne fjalën e tij përshëndetëse ka falënderuar Presidentin Radev, per vlerësimin e dhënë, dhe bashkëpunimin e treguar gjate gjithë këtyre viteve ndërmjet Ambasadës se Republikës se Kosovës dhe Institucionit te Presidentit te Bullgarisë.


“Z. President, faleminderit që më dhurove nderin e madh duke e vlerësuar shërbimin tim me Urdhrin "The MadaraHorsman". Ky çmim do të thotë shumë jo vetëm për mua dhe Ambasadën që kam përfaqësuar, por kjo është një nder për gjithë popullin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Po ashtu faleminderit të gjithëve që keni ardhur sot këtu për të qene pjese e kësaj ceremonie dhe per te thënë lamtumirë për mua dhe bashkëshorten time. Natyrisht, koha ecën më shpejt kur dikush është i lumtur, dhe për të qenë i sinqertë ne kemi kaluar një periudhe te mrekullueshme ne Sofje.”


Duke folur per raportet ne mes dy vendeve Ambasadori Kallaba ka deklaruar se ky vit ka shënuar një dekadë te raporteve te shkëlqyera diplomatike ne mes te Republikës se Kosovës dhe Republikës se Bullgarisë. “Këtë vit kemi qenë të privilegjuar të festojmë dhjetëvjetorin e marrëdhënieve diplomatike, që rrjedhin nga njohja e Kosovës nga Bullgaria. Ne mbetemi mirënjohës për këtë akt historik, pasi Bullgaria ka qenë një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë tonë. Me këtë rast dëshiroj t'ju falënderoj, Presidentin Radev, Qeverinë, veçanërisht Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Parlamentin për përpjekjet e pareshtura pro-aktive për të forcuar më tej miqësinë midis dy vendeve tona”.


Në këtë kontekst, Ambasadori Kallaba ka folur edhe per zhvillimet tjera qe kane përshkuar kohen e qëndrimit te tij ne Sofje.


“Ka qenë fati im i madh që koha ime këtu në Sofje ka koinciduar me një periudhë të tillë emocionuese dhe intensive zhvillimesh, veçanërisht gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku Kosova ishte pjesë e barabartë e takimeve të profilit të lartë me shtetet tjera pjesëmarrëse. Ju përgëzoj edhe një herë për kryesimin tuaj të Presidences se BE-se. Personalisht, ndihem i inkurajuar nga fakti që udhëheqësit e dy vendeve tona kanë nxitur marrëdhënie shumë të mira pune dhe miqësi reciproke. Si ambasador, unë kam qenë me fat të jem i përfshirë në shumë vizita dhe takime të nivelit të lartë gjatë këtyre viteve, prandaj kjo trashëgimi pune do të mbizotërojë dhe do të forcojë potencialin tonë për bashkëpunim bilateral”.


Sipas Ambasadorit Kallaba, Kosova dhe Bullgaria kane gjeografi, traditë dhe kulturë të ngjashme.”Kosova e konsideron Bullgarinë një shtyllë të fortë në zhvillimin e saj ekonomik, tregtinë, turizmin dhe infrastrukturën. Ne mbetemi mirënjohës që në aspiratat tona euroatlantike, Bullgaria do të ndajë përvojën dhe njohuritë e saj në drejtim të mbështetjes së rrugës së gjatë të Kosovës.


Për më shumë, luteni t’i drejtoheni edhe lajmit të publikuar në ueb-faqen zyrtare të Presidentit të Bullgarisë: https://www.president.bg/news4491/prezidentat-rumen-radev-udostoi-poslanika-na-republika-kosovo-shpend-kalaba-s-orden-madarski-konnik-vtora-stepen.html


P.S. (Urdhri i Kalorësit Madara) Urdhri i Kalorësit Madara i cili i është dhënë Ambasadorit Shpend Kallaba, është një urdhër i cili i ndahet bullgarëve dhe shtetasve të huaj, të cilët kanë dhënë një kontribut teveçantë në krijimin, forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe me Bullgarinë”.