Follow us on:

Ambasadori Cana nderon te rënët ne luftën e parë botërore

Sofje, 11 nëntor- Ambasadori i Republikës se Kosovës në Sofje, Edon Cana, me ftesë të ambasadorëve të Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Francës ka marrë pjesë në ngjarjet e organizuara me rastin e shënimit të përvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Gjatë ceremonive përkujtimore, ambasadori Cana duke vënë kurora lulesh në shenjë nderimi dhe përkujtimi në varrezat respektive të të rënëve nga këto vende, ka theksuar se ngjarje të tilla me adresë historike tregojnë me se miri se sa e rëndësishme është paqja dhe sa shumë duhet sakrifikuar e punuar per ta arritur dhe mbajtur atë.

Këtë vit kjo ngjarje mori rëndësi të veçantë, duke shënuar 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore.