Follow us on:

Kosova dhe Bullgaria nënshkruajnë protokoll për shtimin e numrit të lejeve për transport

Sofje, 1 Gusht - Takimi i komisioneve të përbashkëta profesionale ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit të Republikës se Kosovës dhe Ministrisë homologe te Bullgarisë ka rezultuar me nënshkrimin e një protokolli i cili nënkupton shtimin e kontingjentit të lejeve për transportin ndërkombëtarë të udhëtareve dhe mallrave në mes dy vendeve.

Ambasadori i Republikës se Kosovës ne Sofje Edon Cana, në një takim të zhvilluar me delegacionin e Ministrisë se Infrastrukturës, të udhëhequr nga Drejtori i Departamentit te Transportit Rrugor Xhemë Veseli, ka përgëzuar ata per negocimin e suksesshëm dhe rrjedhimisht protokollin e nënshkruar.

Ambasadori Cana poashtu duke ju referuar takimit qe ai ka zhvilluar në lidhje me këtë çështje me zëvendësministrin e Transportit te Bullgarisë Angel Popov, Drejtorin ekzekutiv të Agjencisë se Transportit Rrugor Boyko Ranovski dhe Drejtoreshën e Drejtoratit te Transportit Rrugor Tsvetelina Ilieva-Yordanova, ka falënderuar palën bullgare për gatishmërinë e përhershme që kane treguar ne shërbim te intensifikimit të bashkëpunimit ne fushën e transportit ne mes te dy vendeve tona.

Sipas Ambasadorit, shtimi i numrit të lejeve për transport është treguesi me i mirë i rritjes se shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik në mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Në anën tjetër, edhe kryesuesi i Delegacionit, z, Veseli ka falënderuar Ambasadorin Cana për fascilitimin dhe kontributin e dhënë në drejtim te finalizimit te suksesshëm te këtij procesi.

Pjesë e grupit negociues ne takimin e komisioneve të përbashkëta ishte edhe Bujar Desku- Sekretari i parë i ARKSS-së, derisa formati i këtij takimi është derivat i Marrëveshjes për Transport të Mallrave dhe Udhëtarëve e nënshkruar në mes Republikës së Kosovës dhe Bullgarisë, në korrik të vitit 2011.