Follow us on:

Ambasadorët e akredituar në Bullgari vizitojnë vende historike në rrethinën e Blagoevgradit

Sofje, 18 shtator 2019 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Sofje, Edon Cana ka marrë pjesë në ekspeditën tradicionale Diplomatike të organizuar nga Ministria e Turizimit dhe Ministria e Punëve te Jashtme e Bullgarisë, të cilët këtë vit vizituan vende me peshë historike dhe kulturore ne rrethinën e Blagoevgradit.

Me këtë rast, Ministrja e Punëve te Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, duke ju drejtuar Ambasadoreve pjesëmarrës, bëri thirrje që të nxisin bizneset e vendeve të tyre për të investuar në këtë rajon.

Poashtu pjesë e këtij turi diplomatik njëditor ishte edhe vizita ne Melnik dhe ne Manastirin e njohur Rozhen.

Blagoevgrad është një qendër e rëndësishme arsimore, jo vetëm në Bullgari, por edhe në vendet e rajonit, ku si pikë reference ka Universitetin Amerikan i themeluar në fillim të viteve 90, dhe i cili kishte një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e proceseve demokratike ne vend dhe me gjerë.