Follow us on:

Piktura me motive tradicionale pjesë e projektit “Art4Diplomacy”

Sofje, 19 shtator 2019 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Sofje Edon Cana dhe diplomati Bujar Desku, kanë marrë pjesë ne hapjen zyrtare të projektit kulturoro-promovues “Art4Diplomacy”, i cili u zhvillua ne Galerinë e Ministrisë se Kulturës, Sredec.

Ambasadori Cana duke e vlerësuar këtë projekt, tha se arti ne bashkëveprim me diplomacinë është mesazhi më efikas për bashkëpunim në mes vendeve dhe popujve.

Përveç ekspozitës në Galeri, organizatorët e projektit “Art4Diplomacy”, në Sofje, në 30 kuti elektrike kanë vendosur fotografitë me motive tradicionale të Bullgarisë dhe shteteve nga kontinente të ndryshme, në mes të të cilave janë edhe ato me motive nga Kosova dhe Shqipëria.

Sipas piktores Petja Ilieva, qëllimi kësaj ekspozite është qe t’u tregohet njerëzve se popujt janë më shumë të njëjtë, sesa të ndryshëm.