Follow us on:

Ambasadori Cana mori pjesë në ceremoninë e organizuar në nderim të veprës se poetit Robert Burns

Sofje, 28 janar 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Sofje, Edon Cana me ftesë të Ambasadores britanike Emma Hopkins, mori pjesë ne ceremoninë e organizuar në nderim të jetës dhe veprës së Robert Burns, i konsideruar një nga poetët më të njohur të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë kësaj ceremonie Ambasada e Britanisë se Madhe kishte ftuar edhe pjesëmarrësit e Grupit Punues të Sigurisë nga vendet e rajonit, qe ishin pjesë e takimit të zhvilluar në Sofje, e që në fokus kishte çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast, Ambasadori Cana ka falënderuar Ambasadoren Hopkins për mbështetjen dhe vëmendjen që Britania u kushton proceseve në Republikën e Kosovës dhe në përgjithësi rajonit.