Follow us on:

Ambasadori Cana takoi zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan, Palmer

Sofje, 10 shkurt, Ambasadori i Republikës se Kosovës nw Sofje, Edon Cana është takuar me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer.

Ky takim u zhvillua ne darkën e shtruar nga Ambasadorja e Shteteve te Bashkuara ne Sofje, Hero Mustafa.

Përgjatë këtij takimi Ambasadori Cana ka falënderuar zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer per angazhimin e tij në të mirë të proceseve në rajon.

Në anën tjetër, zyrtari i lartë amerikan ka deklaruar se edhe në takime me përfaqësues të autoriteteve bullgare kanë rënë dakord që Ballkani Perëndimor, përfshi këtu dhe Kosovën të ketë vëmendje të shtuar në proceset euro-integruese.