Follow us on:

Udhëzime/Informacion për udhëtim përmes Bullgarisë

Sofje, 8 qershor 2020 - Në kuadër të masave kundër Pandemisë, informojmë të gjithë qytetarëve te Republikës se Kosovës te cilët duan te kalojnë tranzit përmes Bullgarisë, se autoritetet bullgare kanë rivendosur masa strikte të hyrjes në Bullgari të të gjithë personave, pavarësisht nga shtetësia e tyre në të gjitha pikat e kalimit kufitar të transportit tokësor, ajror, detar dhe hekurudhor.

Andaj, çdo qytetarë i Republikës se Kosovës që ka urgjencë  dhe do të kalojë tranzit përmes Bullgarisë, duhet që të posedojë vizë valide bullgare apo Schengen dhe të njoftojë paraprakisht autoritetet bullgare për kohen dhe vendkalimin kufitar.

Ndërkaq për personat që kanë leje-qëndrim ose leje pune në Republikën e Bullgarisë nuk ka nevojë për leje paraprake.

Përjashtim nga rregullat e përgjithshme përbejnë subjektet e mëposhtme:

1. Zyrtarët e huaj dhe anëtarët e delegacioneve të tyre si dhe diplomatët, zyrtarët e organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjësit humanitarë gjatë përmbushjes së shërbimeve humanitare si dhe përfaqësuesit tregtar dhe investitorët ekonomikë;

2. Shtetasit bullgarë, shtetasit e shteteve të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës së Veriut, vendeve të zonës Shengen duke përfshirë San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Vatikanin si dhe shtetasit e  Maqedonisë së Veriut, anëtarët e familjes së shtetasve bullgarë si dhe bashkëjetuesit e shtetasve bullgarë, qytetarët, që kanë lejeqëndrimi afatgjatë ose të përhershme në Bullgari dhe familjarët e tyre.

3. drejtuesit e autobusëve të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve;

4. drejtuesit e kamionëve, që merren me transportin e mallrave;

5. qytetarët bullgarë, anëtarë të ekuipazhit të anijeve;

6. profesionistët dhe studiuesit mjekësorë si dhe punonjësit socialë; punëtorët, që merren me furnizimin me produkte mjekësore, produkte për mbrojtje personale, aparate mjekësore.