Follow us on:

Largohet masa për leje paraprake për qytetarët e RKS-se që përmes Bullgarisë kthehen në Kosovë

Sofje, 18 qershor 2020 - Autoritetet bullgare kanë bërë ndryshim-plotësimin e masave në kuadër të rregullave për udhëtim në kohë pandemie për të gjithë ata qytetarë që duan të kalojnë përmes Bullgarisë transit gjatë kthimit në Republikën e Kosovës. Si rrjedhojë, qytetarët e Republikës se Kosovës që shfrytëzojnë këtë linje kthimi, tanimë janë në listën e qytetareve që nuk kanë nevojë të marrin leje paraprake për të kaluar përmes Bullgarisë, përfshi këtu të gjitha pikat e kalimit kufitar të transportit tokësor, ajror, detar dhe hekurudhor.

Në të kundërtën, të gjitha kategoritë tjera, përveç atyre në kthim, duhet të ndjekin rregullat e mëparshme, te përcaktuara nga autoritetet bullgare.