Follow us on:

Ambasadori Cana takon ambasadorin e Izraelit Yoram Elron

Sofje, 12 tetor 2020-Ambasadori i Republikës së Kosovës në Sofje, Edon Cana ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Izraelit, Yoram Elron. Duke falënderuar, homologun Elron për njohjen e Republikës se Kosovës nga Izraeli, ambasadori Cana ka vlerësuar marrëdhëniet e mira historike ne mes dy vendeve dhe popujve, raporte këto të cilat nga të dy ambasadorët janë cilësuar si një bazë e mirë dhe me një perspektivë të shkëlqyeshme të bashkëpunimit.