Follow us on:

Albanalogu Anton Panchev vizitoi stafin e ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje

Sofje, 18 dhjetor 2020 - I ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës në Sofje, Agron Smakiqi dhe diplomatët Bujar Deskaj e Bekim Misini, kanë pritur në një takim albanologun dhe profesorin universitar Anton Panchev. I ngarkuari me punë Smakiqi duke vlerësuar qëndrimin e profesor Panchev në mbështetje të proceseve politike që po përshkojnë hapësirat shqiptare, ka vënë theksin tek kontributi i tij në katedrën e Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes, ku si rezultat çdo vit me dhjetëra studentë bullgarë ndjekin leksionet e prof. Panchev dhe kolegëve të tij në gjuhen shqipe.

Në anën tjetër edhe profesor Panchev e ka falënderuar stafin e ambasadës për pritjen, duke shprehur gatishmëri për të thelluar bashkëpunimin, me theks të veçantë në hulumtimin e dokumenteve të periudhave të ndryshme historike, ku dokumentet shqiptare zënë një vend të konsiderueshëm në arkivat bullgare.