Follow us on:

Afaristi Kika viziton Ambasadën e Kosovës në Sofje

I ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, Agron Smakiqi së bashku me diplomatët Bujar Deskaj e Bekim Misini, kanë pritur në një takim afaristin e shquar nga Kosova Leon Kika i cili njëherit jeton dhe vepron në Bullgari. Smakiqi ka vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin e afaristit Kika, duke e cilësuar suksesin e tij si promovim vlerash edhe për Kosovën.

Afaristi Kika ka falënderuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Sofje, për pritjen e bëre dhe bashkëpunimin e treguar në vazhdimësi.

Ai ka thënë se periudha e pandemisë ka ndikuar me theks të veçantë në biznes, por është shprehur se shpreson në kthimin e normalitetit.

Rrjedhimisht sipas tij, kjo do të ndikonte në mbarëvajtjen e rregullt te punës si për përfaqësitë diplomatike, biznesin dhe çdo segment tjetër të jetës ekonomike e sociale.