Follow us on:

Njoftim mbi regjistrimin për votim përmes postës

Të nderuar bashkatdhetarë,
Në përputhje me vendimin për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen në 14 Shkurt 2021, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës inkurajon të gjithë individët me të drejtë vote në Republikën e Kosovës me qëndrim jashtë vendit (Diasporë) që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke ndjekur procedurat (rregullat) e regjistrimit dhe mënyrën për votim të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Video e bashkëngjitur shpjegon detajet e procesit të regjistrimit dhe votimit përmes postës nga jashtë vendit.

Në vegëzat e bashkëngjitura, mund të gjeni informata të detajuara për procesin e regjistrimit dhe mënyrën e votimit:

Informacion i përgjithshëm për procesin:
https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per.../votimi-me-poste/

Formulari I:
https://www.kqz-ks.org/.../Formulari-i-aplikimit-per...

Formulari II:
https://www.kqz-ks.org/.../Formulari-i-aplikimit-per...

Linku për fletëvotimin do të shtohet sapo të zyrtarizohet nga KQZ-ja.

Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës do të jenë në dispozicionin Tuaj për të asistuar me informatat e nevojshme për këtë proces.