Follow us on:

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Aplikim për letërnjoftim dhe Pasaportë të Republikës së Kosovës


Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë Zvicër, mund të aplikojnë për marrjen e dokumenteve personale, letërnjoftim dhe pasaportë, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, në Konsullatën e Kosovës në Zürich apo në Seksionin Konsullor pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë.

Gjatë procesit të aplikimit shtetasit duhet të kenë dokumentet vijuese.


Aplikimi për Letërnjoftim për herë të parë;

Ekstratin nga Regjistri Qëndror i Gjendjes Civile;
Kopje të pasaportës nëse shtetasi ka poseduar pasaportë;
Kopje të lejeqëndrimit në shtetin mikpritës ose një dokument tjetër me foto nëse posedon
Dëshminë e pagesës së taksës prej 60 Frz.


Aplikimi për ripërtrirje të Letërnjoftimit, apo korrigjim të të dhënave;

Ekstratin nga Regjistri Qëndror i Gjendjes Civile
Letërnjoftimin e vjetër
Dëshminë e pagësës së taksës prej 60 Frz.


Aplikimi për letërnjoftim pas humbjes apo konfiskimit;

Ekstratin nga Regjistri Qëndror i Gjendjes Civile
Raportin nga policia që dëshmon humbjen, gjegjësisht konfiskimin e dokumentit.
Në raport duhet të ceket nr. i letërnjoftimit të humbur gjegjësisht konfiskuar.
Dëshminë e pagësës së taksës prej 60 Frz.