Follow us on:

Fletëudhëtimi për kthim

Misionet Konsullore janë të autorizuara të lëshojnë Dokumente Udhëtimi për Kthim (Fletudhëtim) për shtetasit e Republikës së Kosovës në rast se pasaporta është humbur, ka skaduar ose për raste tjera urgjente ose humanitare.

Për marrjen e Dokumentit të Udhëtimit për Kthim nga ana e Misioneve Konsullore, aplikuesi duhet të dorëzojë këto dokumente:

- Aplikacionin e plotësuar (vendoset dhe si link i veçante nga ku hapet aplikacioni)
- Raportin e policisë që konfirmon se dokumenti i udhëtimit është humbur ose vjedhur dhe se është bërë raportimi në kohë te autoritetet e zbatimit të ligjit;
- Kopjen e dokumentit të udhëtimit, nëse është në dispozicion, dhe një dokument tjetër identifikues ose certifikatë të lindjes;
- Një dokument që konfirmon vendqëndrimin e aplikuesit;
- Dokumentin e udhëtimit, nëse është i dëmtuar;
- Dy fotografi;
- Dëshmi të pagesës për këtë shërbim.

Flëtëudhëtimi për kthim mund të lëshohet brenda 48 orëve vetëm pas verifikimit të shtetësisë dhe ka afat vlefshmërie 30 ditë. Mënyra e aplikimit nëpër misione diplomatiko/konsullore mund të bëhet drejtpërdrejtë në mision ose përmes postës në adresën postare:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë
Seksioni Konsullor

Amthausgasse 3, 3007 Berne.

Shpenzimet e postës barten nga klienti konsullor.

Për rastet e personave të cilët nuk janë regjistruar asnjëherë në librat amëz të Kosovës (fëmijët e lindur jashtë) nuk mund të bëhet dhënia e këtyre fletëudhëtimeve pa u bërë paraprakisht regjistrimi i faktit të lindjes.

Për lëshimin e fletudhëtimeve për kthim për shtetasit e Kosovës, aplikimi mund të bëhet edhe përmes emalit të shërbimit konsullor: consulate.bern@ks-gov.net.

Formulari i kërkesës për fletëudhëtim për kthim