Follow us on:

Televizioni zviceran RTS1 me reportazh të veçantë për luftën e Kosovës

Bernë, 8 mars 2015 - Kanali televiziv zviceran në gjuhën frënge RTS1, në kuadër të emisionit “Mise au Point”, ka transmetuar edhe materiale arkivore nga arkivat e televizionit zviceran si dhe një pjesë të intervistave me ambasadorin Naim Malaj, të realizuar në vitin 1998 e gjithashtu edhe me deputetin Ueli Leunberguer.

Në “Mise au Point”, kujtohet lufta e Kosovës, kur dhjetëra mijëra qytetarë kosovarë shkuan në Zvicër, por siç theksohet aty lëvizjet e tyre kanë filluar gjatë viteve 60, për tu bërë sot komuniteti i dytë i kosovarëve jashtë Kosovës, ose siç ceket në reportazh  “kantoni i 27 në Zvicër” .

RTS1: Më 1999, kolona të civilëve duke ikur nga lufta ne Kosovë. Këtë vite, aterojnë me dhjetëra mijëra kosovar në Zvicër.

Ueli Leuenberger: Në këtë moment, afërsisht një e dhjeta e popullatës së Kosovës ishte në Zvicër që kishin ardhur si punëtorë.

RTS1:
Ata ndjekin rrugën e Naim Malajt. Pasi që është ballafaquar me torturën në burgje të Serbisë.

Naim Malaj:
Kam qenë 16 vjeçar kur isha në burg, dhe isha i cilësuar si terrorist

RTS1: Ai strehohet në Gjenevë dhe fiton azilin.

Naim Malaj: Për mua zgjedhja e Zvicrës ishte e qartë pasi që babai im ishte këtu që nga vitet 80-ta si punëtor.

RTS1: Në mes të Zvicrës dhe ish provincës serbe është një histori e gjatë, dhe jo e njohur mirë.

Ueli Leuenberger: Zviceranet nuk e dinë, por është Zvicra, Konfederata e cila ka arritur një marrëveshje dypalëshe me qeverinë në Beograd në vitin 1963, dhe kemi shkuar të rekrutojmë punëtorë në regjionin më të varfër të Evropës, në fund të fundit, të Jugosllavisë.

Naim Malaj:
Vetëm se në atë kohë publiku zviceran nuk i njihte si kosovarë, apo shqiptarë te Kosovës, por si jugosllavë.

RTS1: Në fund të viteve 80, përndjekja e ushtruar nga Milosheviqi, intensifikohet në Kosovë. Vala e parë e azilkërkuesve arrin në Zvicër. Por kosovarët nuk kanë imazh të mirë. I zbulojmë nëpërmjet disa djemve të rinj, të cilët nuk kanë punë, pasi që ua ndalojmë të punojnë si azilkërkues, dhe rrjedhimisht një minoritet fare i vogël është i përfshirë në delikte të ndryshme, pasi që nga viti 88, afërsisht, trafiku i heroinës kalon nga duart e turqve dhe libanezeve, në duar të shqiptarëve ose kosovarëve. Ueli Leuenberger bënë përpjekje që t’i luftoj paragjykimet ndaj këtij komuniteti, duke themeluar Universitetin Popullor Shqiptar në Gjenevë.

Ueli Leuenberger: Dëshiroj që të flitet më shumë për gjendjen dramatike në shtetet e prejardhjes të azilkërkuesve, për shembull në Kosovë.

RTS1: Në qershor 1999, Kosova lirohet nga forcat e NATO-s. Sikur shumë nga bashkatdhetarët e tij, Naim Malaj ëndërron kthimin në Kosovë.

Naim Malaj: Tani mendoj që kjo ëndërr do të realizohet shpejt, më gjithë këta refugjatë që do të kthehen në Kosovë, është ëndrra e secilit shqiptar të ndërtojë një shtet të lirë dhe demokratik.

RTS1: Efektivisht, shumica e refugjatëve janë kthyer, por komuniteti kosovar në Zvicër mbetet i konsiderueshëm. 200.000 vetë kanë festuar shpalljen e Pavarësisë, të cilën Zvicra ka përshpejtuar ta njoh. 200.000 vetë, që do të thotë 1/10 e popullatës së Kosovës.

Naim Malaj: Shumica e kosovarëve që janë aktualisht në Zvicër, janë punëtorë të emigruar. Refugjatët, sikurse isha unë përbëjnë një pakicë, të cilën e kisha vlerësuar të jetë diku rreth 10%.
RTS1: Naim Malaj, ndërkaq, është bërë Ambasador i Kosovës në Bernë.

Naim Malaj: Është një rrugëtim jo i zakonshëm, por është një përvojë e mirë.