Follow us on:

Ambasadorja Breca, priti deputetin Liburn Aliu

Bernë, më 15 nëntor 2017 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca, e shoqëruar nga diplomati Mustafë Xhemaili - ministër këshilltar, ka pritur në një vizitë deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu dhe arkitekten Blerina Shehun, asistente në Universitetin e Bernës.

Deputeti Aliu ishte në cilësinëe arkitektit në Universitetin e Bernës, (shkolla e lartë e specializuar përarkitekturë), e ka mbajtur ligjëratën “Hapësira publike e Prishtinës,Kryeqytetit të Kosovës”.

 

Gjatë takimit, deputetiAliu u interesua për mbarvajtjen e ARKS në Zvicër, duke theksuar rëndësinë ebashkëpunimit mes dy shteteve. Ambasadorja Breca, e ka informuar deputetin Aliupër punën e ARKS me theks të veçantë raportet e shkelqyera mes dy shteteveKosovë-Zvicër, si dhe e ka informuar për iniciativën në zhvillim e sipër, përthemelimin e Grupit Miqësor Parlamentar mes dy parlamenteve.