Follow us on:

Ambasadorja Breca, mori pjesë në manifestimin kulturor për Shqipërinë

Lozanë, 22 nëntor 2017 – Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca, e shoqëruar nga Mustafë Xhemaili, ministër këshilltar, ka marrë pjesë në manifestimin kulturor, për bukuritë natyrore dhe arkitektonike të Shqipërisë.

Organizmin e ka bërë UPSH në Gjenevë, agjencia e specializuara për udhëtim dhe turizëm “l’atelier du voyage”, dhe fondacioni  për arkeologji “Oktapus”. Ka marrë pjesë ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni, me një fjalim mbi kulturën e turizmit në Shqipëri dhe mundësitë e mëdha turistike që ka vendi. Me fjalët e tyre janë paraqitur Julien Pfuffer, udhëheqësi i “Oktapod”-it; Gionata Consagra dhe Jean Terrie, arkeologë dhe Saimir Shpuza nga Tirana, arkeolog.

 

Albana Krasniqi-Malaj, drejtoreshë e USHP-së foli mbi emigracionin e Republikës së Shqipërisë në Zvicër por ka veçuar edhe rolin e madh të diasporës nga Republika e Kosovës e hapësirave tjera shqiptare ballkanike në Zvicër dhe rëndësinë e saj për gjithë Ballkanin. Me pjesë muzikore dhe artistike janë paraqitur këngëtarja etnogjez, Elina Duni e Mimoza Selimi dhe shkrimtarja Besa Myftiu, ndërsa program muzikor kanë shfaqur “Ilirët” e Lozanës dhe “Rapsodët e Gjenevës”.