Follow us on:

Ambasadorja Nazane Breca, mori pjesë në Ditën e Informimit të Ambasadorëve në Lihtenshtajn

Bernë, më 28 qershor 2018 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca, ka marrë pjesë në “Dita e informimit të Ambasadorëve në Lihtenshtein”, një takim tradicional informues i cili u mbajt më 18 qershor, që Qeveria e Lihtenshtajnit e organizon për Trupën Diplomatike të akredituar.

Informacionet nga qeveria kishin të bënin mbi çështjet dhe projektet që aktualisht zbatohen nga Qeveria e Lihtenstajnit. Diplomatët u pritën nga kryeministri i vendit Adrian Hasler, zv/kryeministri Daniel Riusch si dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Aurelia Frick. Trupa Diplomatike, vizitoi disa qendra kulturore e shkencore të Lihtenshtajnit si dhe Qendrën Operacionale të Postave të kësaj Principate.


Kosova dhe Lihtenshtajni kanë raporte mjaft të mira dhe ato u thelluan edhe më shumë me vizitën e zv/kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtëme, z. Behgjet Pacolli, i cili zhvilloi takim zyrtar dypalësh me Aurelia Frick, Ministre e Punëve të Jashtme, më 21 qershor 2018 në Vaduz, kryeqytetin e Principatës.


Principata e Lihtenshtajnit, një vend me 160 km2 dhe me 31 mijë banorë, është njëra ndër ekonomitë më të zhvilluara, ku për kokë banori të ardhurat vjetore janë 126 mijë euro.