Follow us on:

Për ambasadën

Republika e Çekisë, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, e njohu Republikën e Kosovës për shtet të pavarur, më 21 maj dhe vendosi marrëdhënie diplomatike më 23 maj 2008.

Republika e Çekisë e ngriti zyrtarisht Zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë në nivel ambasade më 16 korrik 2008. Inaugurimi i ambasadës u bë nga Zëvendësministri çek i Punëve të Jashtme, Tomas Pojar, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Misioni diplomatik i Republikës së Kosovës në Republikën Çeke u themelua më 15 mars 2010, me dërgimin e të ngarkuarit me punë, Hilmi Zogjani, në kryeqytetin çek, Pragë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë ka filluar punën në objektin që vepron tani më 1 qershor 2010.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë tani udhëhiqet nga e ngarkuara me punë Ariana Zherka Hoxha.