Follow us on:

Regjistrimi i shtetasve

Ambasada në Pragë inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore në bashkëpunim të ngushtë me misionin në Vjenë. Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në Republikën e Çekisë. Për t’u regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.

Regjistrimi mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetë (10) vjeçare. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave të misionit diplomatik/konsullor. Për vizitorët periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhshmëri me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.

Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë në adresën elektronike: embassy.cz.republic@rks-gov.net.

Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës