PROCEDURA E HUMBJES SË SHTETËSISË SË KOSOVËS ME LIRIM
Procedurat e aplikimit për humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim nga shtetësia për personat madhor;
Kërkesës duhet ti bashkëngjitur këto dëshmi:
- Dëshminë për posedimin e shtetësisë te ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do ti jepet
- Certifikatën e lindjes
- Kopje te dokumentit te identifikimit
- Dëshmi për vendbanimin ne shtetin e huaj ku banon
- Dëshmi për vendbanimin e fundit ne Republikën e Kosovës
- Dëshmi qe i ka përmbushur detyrimet financiare ndaj shtetit( dëshmi
nga Administrata tatimore e Kosovës dhe nga zyra komunale e tatimit ne
prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore)
- Dëshminë nga qendra komunale për pune sociale qe i ka përmbushur te
gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje te te
cilëve është përgjegjës para ligjit
- Dëshminë qe nuk është nen hetime penale dhe qe nuk është i dënuar
për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se
Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit
është parashtruesi i kërkesës apo shtetin ne te cilin ai /ajo ka pasur
vendbanimin e fundit, jo me te vjetër se 6 muaj
- Dëshmi nen betim qe shtetasi qe kërkon lirim nga shtetësia nuk
është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë se
Kosovës, pjesëtar i forcës se sigurisë se Kosovës ose pjesëtar i
Agjensionit të Kosovës për Inteligjence.
- Taksa administrative
- Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv
Procedurat e aplikimit për humbjen e shtetësisë së Republikës se Kosovës me lirim nga shtetësia i/e te miturve ;
Kërkesës duhet ti bashkëngjitur këto dëshmi:
- Dëshminë për posedimin e shtetësisë te ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do ti jepet
- Certifikatën e lindjes se te miturit
- Certifikatën nga regjistrat e e gjendjes civile te prindërve
- Dëshmi për vendbanimin/ vendqëndrimin te shtetit te huaj ku banon
- Dëshmi për vendbanimin e fundit te prindërve ne Republikën e Kosovës
- Kopja e dokumentit te identifikimit te të miturit nëse e posedon
- Kopjen e dokumentit te identifikimit te të dy prindërve
- Deklaratën e pajtimit me shkrim nga te dy prindërit e vërtetuar
- Pajtimi i te miturit me i vjetër se 14 deri ne 18 vjet.
- Ne rast se përkujdesjen ndaj fëmijës se mitur e ka njeri prind
dëshmitë duhet te plotësohen vetëm nga njeri prind qe e ka përkujdesjen e
fëmijës se mitur. Ne ketë rast kërkesës duhet ti bashkëngjitet edhe
dëshmia me te cilin vërtetohet se prindit ne fjale i është besuar
përkujdesja ndaj fëmijës se mitur
- Ne rast se komisionet vendosin për lirim e fëmijës se mitur nga
shtetësia e Republikës se Kosovës, prindërit apo prindi i fëmijës është i
obliguar te prezantoj dëshminë për pagesën e taksave administrative ne
shume prej 50 euro.
- Te gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet te jene te përkthyera ne ndonjërën nga gjuhet zyrtare ne Kosove.
- Taksa administrative
- Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv
* Kjo procedure vlen edhe për fëmijët e adaptuar
Procedurat e aplikimit për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës
me lirim, të fëmijëve sipas nenit 7.2 të ligjit për shtetësinë e
Kosovës;
Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim te
fëmijës sipas nenit 7.2 te Ligjit për Shtetësinë e Kosovës (ne raste se
te paktën një prind i fëmijës identifikohet para se fëmija te ketë
mbushur moshën 7 vjeçare dhe prindi ne fjale nuk është shtetas i
Republikës se Kosovës, me kërkesë te prindit fëmija e humb shtetësinë e
Republikës se Kosovës me kushte qe me humbjen e shtetësisë se Republikës
se Kosovës fëmija te mos mbetet pa shtetësi) behet nga prindërit apo
njeri prind ne Misionin përkatës Konsullor sipas vendbanimit te fëmijës
ne Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet ti bashkëngjitur këto dëshmi:
- Certifikatën e lindjes se fëmijës
- Dëshminë për vërtetimin e atësisë/amësisë
- Dëshminë për posedimin e shtetësisë, te shtetit shtetas te te cilit janë prindërit apo njeri prind
- Garancionin (provën) se fëmijës do ti jepet shtetësia e prindërve apo njërit prind
- Kopjen e dokumentit te identifikimit te te dy prindërve apo njërit prind
- Kopja e dokumentit te udhëtimit te fëmijës nëse e posedon
- Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet te jene te përkthyera ne ndonjërën nga gjuhet zyrtare ne Kosove
- Taksa administrative
- Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv