Follow us on:

Thaçi: Ballkani Perëndimor të hyjë “në pako” në BE

Pragë, 13 nëntor 2015 - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po ndjekë punimet e Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit (V4) dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), që po mbahet në Pragë, ku po diskutohet për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimin rajonal.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se Kosova popërmbyll me sukses vitin 2015 si vit evropian për Kosovën. “Sapo keminënshkruar MSA-në dhe me të drejtë po presim rekomandimin për heqjen evizave, pasi kemi përmbushur të gjitha kushtet”, ka thënë Thaçi.

ZëvendëskryeministriThaçi i ka bërë thirrje BE-së që të mos vonohet me rajonin, pasi kjo poi hap mundësi shteteve dhe ideologjive të tjera të provojnë të bëjnëvend në Ballkan.

Duke iu kthyer votimit për anëtarësim të Kosovësnë UNESCO, Thaçi ka thënë se kjo përvojë ka treguar se sa e brishtëështë paqja në Ballkan.

Serbia ka treguar se nuk i përmbahetmarrëveshjeve, ka thënë Thaçi, duke shtuar se kjo e bën të nevojshme qëBE-ja sa më parë të adoptojë qasje unike ndaj Kosovës.

Gjithashtu,zëvendëskryeministri Thaçi ka theksuar se përvoja në UNESCO e ka bërëtë qartë se i tërë Ballkani Perëndimor duhet të hyjë "në pako" në BE.Përndryshe, nëse do t'i lejohet, Thaçi ka thënë se Serbia përsëri do tëprovojë të pengojë Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik.