Follow us on:

Njoftim mbi shërbimet konsullore

Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të gjithë bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Republikën Çeke se nga data 01/05/2019 ka filluar me ofrimin e shërbimeve të plota konsullore si më poshtë:

Lëshimin e dokumenteve të gjendjes civile:

Ekstrakti i Lindjes;
Certifikatë të Lindjes;
Certifikatë të Martesës;
Certifikatë të Statusit Martesor;
Certifikatë të Vdekjes;
Regjistrimi i fakteve të Lindjes të ndodhura në Republikën e Çekisë;
Regjistrimi i Martesës;
Regjistrimi i Vdekjes; si dhe,
Lidhja e Martesave.

Po ashtu Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të gjithë bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Republikën Çeke se nga kjo datë mund të aplikojnë edhe për
letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

Procedurat e aplikimit për marrjen e këtyre shërbimeve konsullore mund t`i gjeni në faqën zyrtare të internetit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Pragë tek rubrika SHËRBIMET KONSULLORE.