Follow us on:

Njoftim për rregullat e Hyrje–Daljeve në Republikën e Çekisë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë njofton qytetarët në lidhje me masat dhe rregullat që kanë hyrë në fuqi nga 01 Korriku 2020 për Hyrje-Dalje në territorin e Republikës së Çekisë.

Çekia e konsideron Kosovën si një vend që paraqet rrezik në aspektin e përhapjes së COVID19.

 

  • Qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt vendlindjes dhe kanë nevojë për kalim tranzit nëpër territorin çek, Ministria e Brendshme / Policia Kufitare e Republikës së Çekisë duhet që paraprakisht të njoftohet me Notë Verbale, të lëshuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë.

 

  • Në rrugën e kthimit tranzit nëpër territorin e Çekisë nga Kosova për në vendet ku ata janë rezidentë, kërkohet që Ministria e Brendshme / Policia Kufitare e Republikës së Çekisë paraprakisht të njoftohet me Notë Verbale nga ambasadat e vendeve ku ata janë rezidentë.

 

  • Qytetarët e Kosovës që udhëtojnë për në Çeki janë të obliguar t’i nënshtrohen testit PCR dhe brenda 72 orësh t’i prezantojnë rezultatet e testeve në qendrën rajonale të higjienës. Deri në marrjen e rezultateve të testeve, personat janë të obliguar të bartin maska që mbulon hundën dhe gojën dhe të kufizojnë lëvizjen e tyre të lirë.

 


Rregullat për qytetarët e vendeve të BE-së:

  • Qytetarët e vendeve të BE-së që ndodhen në zonën e gjelbër dhe kanë vizituar vendet e zonës së gjelbër nuk do të kenë nevojë për asnjë test dhe as të dëshmojnë se ku kanë qëndruar. 
  • Qytetarët e vendeve të BE-së që kanë vizituar në 14 ditët e fundit një vend tjetër nga zona e kuqe dhe kanë qëndruar të paktën 12 orë, duhet të bëjnë testin dhe të dëshmojnë rezultatet


Informacione të hollësishme për rregullat e hyrje-daljeve në territorin e Çekisë janë në dispozicion në faqen zyrtare te internetit të Ministrisë së Brendshme të Çekisë:

https://www.mvcr.cz/clanek/coronavirus-informace-mv.aspx

 

 

Aktualisht rregullorja për hyrje në Republikën e Kosovës rekomandon, që çdo qytetar të ketë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19, por kjo dëshmi nuk është e obliguar!

 

 

Me respekt,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë