Follow us on:

Konsullata në Shtutgart pret studentët kosovarë nga Landi i Bayern dhe Badenwürttenberg

Shtutgart, 24 shtator 2014 - Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart u mbajt një takim me studentët kosovarë nga Landi i Bayern dhe Badenwürttenberg të Gjermanisë.

Në këtë takim morën pjesë  studentë nga vise të ndryshme shqiptare dhe nga fusha të ndryshme të studimit.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet studentëve dhe Institucioneve të Republikës se Kosovës gjegjësisht Konsullatës së Kosovës në Shtutgart si urë lidhje dhe mbështetëse e ideve dhe iniciativave që kanë për qellim ngritjen dhe bashkëpunim mes kësaj kategorie të vlefshme të  diasporës shqiptare dhe Institucioneve tona.

Nga Konsullata në takim morën pjesë konsulli Faket Kajtazi, këshilltari pranë kësaj Konsullate, Agron Maloku si dhe konsulli Kadri Dakaj që ishte iniciues dhe organizator i këtij takimi.

Në fund të takimit u akordua së bashku që të vazhdohen takimet e radhës duke përgatitur dhe propozuar projekte te përbashkëta bashkëpunimi, sidomos nga fusha e diplomacisë kulturore dhe ekonomike.

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart do të intensifikojë punën dhe projektet në fushën e diplomacisë kulturore dhe ekonomike.