Follow us on:

Konsulli Ajvaz Berisha takoi kryeministrin e Landit të Hessenit Volker Bouffier

Berlin, 24 qershor 2016 - Konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, prof. dr. Ajvaz Berisha, u prit në një takim nga kryeministri i Landit të Hessenit Volker Bouffier.

Konsulli Berisha shprehu mirënjohje të veçantë për ndihmën që Gjermania në përgjithësi dhe Landi i Hessenit në veçanti, kanë dhënë për zhvillimin e Kosovës në të gjitha fushat si dhe e falënderojë kryeministrin Bouffier për bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve të këtij Landi me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për intensifikimit e bashkëpunimit në fushën ekonomike, duke pasur parasysh zhvillimin ekonomik të Landit të Hessenit, si një ndër landet më të fuqishme në sektorin ekonomik në Gjermani.

Konsulli Ajvaz Berisha theksoi gjatë takimit theksoi interesimin e komunave të Kosovës për krijimin e partneritet dhe bashkëpunimit me komunat gjermane në Landin e Hessenit.

Kryeministri Bouffier shprehu përkushtimin e tij për përkrahje të shtetit të Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Bouffie përmendi me këtë rast rininë e Kosovës e cila konsiderohet me të drejtë si pasuria më e madhe e shtetit më të ri në Evropë.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe shumë anëtarë të korit konsullor të akredituar në Frankfurt të cilët këmbyen mendime për rrjedhat aktuale politike në vendet e tyre, si dhe pasojat që mund t’i shkaktoj shkëputja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.