Follow us on:

Konsulli Ajvaz Berisha u takua me kryebashkiakun e qytetit të Frankfurtit

Frankfurt, 21 qershor 2016 - Me ftesë të kryetarit të bashkisë së Frankfurtit, Peter Feldmann, konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, Ajvaz Berisha, zhvilloi një takim në ambientet e bashkisë së Frankfurtit, ku u bisedua për çështje me interes të përbashkët.

Me këtë rast, konsulli Berisha e falënderojë kryebashkiakun Feldmann për mbështetjen e vazhdueshme ofruar konsullatës në Frankfurt si dhe për përkujdesjen e institucioneve të këtij vendi për diasporën kosovare.

Po ashtu u diskutua për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, siç është mundësia e krijimit të partneritetit të bashkisë së Frankfurtit me komunat e Kosovës.

Në anën tjetër, kryebashkiaku Feldmann e falënderoj konsullin Berisha për vizitën e tij si dhe ofroj mundësinë e bashkëpunimit të bashkisë të cilën ai e drejton me institucionet e Kosovës.