Follow us on:

Takimi me mësimdhënësit në Baden- Württemberg

Shtuttgart, 1 tetor 2016 - Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart në kuadër të aktiviteteve shkollore, në ambientet e saj ka pritur mësimdhënësit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe të Republikës së Baden-Württemberg-ut.

Drejtuesi i Konsullatës Blerim Canaj shprehu gatishmërinë për mbështetje dhe bashkëpunim, ndërsa konsulli Besnik Miftaraj prezantoj situatën e mësimit shqip në këtë republikë si dhe njoftoj për trajnimin e përbashkët me entin shkollor të qytetit të Heilbronn-it, projekt të cilin më detaisht e prezantoj Muhamet Idrizi, mësimdhënës. Ndërsa konsulli Arjan Kashtanjeva foli për rëndësinë e ndërlidhjës së mësimit shqip me punën e shoqatave. Gjithashtu gjatë takimit është biseduar për aktivitete të përbashkëta shkollore për vitin shkollor 2016/2017.