Follow us on:

Ministri Guido Wolf vizitë në Konsullatën e Kosovës në Shtutgart

Shtutgart, 11 nëntor 2016 - Drejtuesi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart, Blerim Canaj me stafin e tij, priti në takim ministrin e Baden Würtemberg për Drejtësi dhe Europë, Guido Wolf.

Në këtë takim u diskutuan temat aktuale si gjendja politike në Kosovë, integrimi i shtetasve të Republikës së Kosovës në Baden Würtemberg si dhe roli i ligjit të ri në Gjermani për marrjen e punëtoreve nga shtetet e lindjes dhe Ballkanit ku bën pjesë edhe Kosova si dhe marrëdhëniet Gjermani-Kosovë dhe roli i Landit Baden Würtemberg në këto marrëdhënie.

Konsulli Canaj duke e falënderuar ministrin për përkrahjen që Gjermania i jep Kosovës në vazhdimësi, e informoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe njëkohësisht për rëndësinë që ka përkrahja e vazhdueshme e Gjermanisë për Kosovën. Po ashtu konsulli Canaj theksoi që sjellja e punëtoreve nga Kosova e që deri më tani thuhet që është një numër i madh, ka një rëndësi të madhe për Kosovën sepse kjo do të zbusë gjendjen sociale të familjeve në Kosovë, përderisa si tejet të rëndësishme theksoi rolin që do të kishin investimet Gjermane në Kosovë, ku do të mund të krijoheshin vende pune sepse investimet do ishin një indikatorë i mirë për zhvillimin e vendit në përgjithësi.

Në anën tjetër ministri Wolf u pajtua rreth çështjes së investimeve konkrete në Kosovë dhe u tregua i gatshëm për një angazhim më të madh të tij në përkrahje të çështjeve kornete.

Pas takimit në podium me Unionin e të Rinjve dhe pas hapjes së podiumit, konsulli Canaj me ligjëratën e tij, duke pasur parasysh që kishte të bënte me një podium të rinjsh të cilët nuk ishin edhe aq të informuar, ai kronologjikisht përmendi etapat e shtet ndërtimit dhe shtet formimit të Republikës së Kosovës dhe rolit kyç që ka mbajtur Gjermania dhe mbanë në këto zhvillime, duke përfunduar pastaj me zhvillimet më të reja dhe marrëdhëniet me Baden Würtemberg.

Ndërsa ministri Wolf u fokusua në rregullat e reja rreth marrjes së punëtoreve nga Kosova duke përmendur gjithmonë detyrimet ligjore.  Ai e përmendi edhe rolin e investimeve në Kosovë, krahas sjelljes së punëtoreve nga atje.

Në përfundim, u dakorduan që Unioni i të Rinjve të Landit të Baden Würtembergut në vazhdën e vizitave të tyre vendeve tjera, të vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt. Njëkohësisht, së bashku me konsullin Kashtanjeva u dakordua që në vitin 2017 të mendohet për organizimin e vizitave të ndërsjella të ministrit Wolf me homologët në Kosovë.

Guido Wolf është një politikan i CDU. Nga Maji 2016 në kabinetin Kretschmann II ai është Ministër Për Drejtësi dhe Europë. Me iniciativën e të Rinjve të CDU për Baden Würtemberg dhe Stuttgart, për të diskutuar për temat rreth punës së konsullatës dhe rolit që ajo luan në Baden Württemberg u organizua edhe një diskutim me të rinjtë e CDU së bashku me ministrin.