Follow us on:

Konsulli Miftaraj në darkën e shtruar nga kryeministri i landit Baden- Württemberg

Shtuttgart, 08 nëntor 2016 – Konsulli, Besnik Miftaraj, me ftesë të kryeministrit të landit të Baden-Württembergut, Winfried Kretschmann mori pjesë në darkën e shtruar për korin konsullor. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm shumë diplomatë si dhe zyrtarë të kabinetit qeverisës të kryeministrit të këtij landi.

Konsulli Miftaraj, gjatë kësaj mbrëmje bashkëbisedoj me shumë diplomatë të ndryshëm, ndër ta edhe me Konsullin gjeneral të Shqipërisë, pastaj atë të Francës, Malit të zi, Greqisë, Holandës, Nigerit dhe të tjerë. Po ashtu konsulli Miftaraj bisedoj edhe më zyrtarë të lartë të qeverisë, ndër ta më Erler, e cila shprehu gatishmërinë për një takim rreth çështjeve të punësimeve në Gjermani dhe rreth Organizatës së hapësirës së Danubit. Konsulli Miftaraj falënderoj kryeministrin Kretschmann dhe zyrtarët tjerë të kabinetit për përkrahjen e dhënë për Kosovën.

Gjatë fjalimit, kryeministri Kretschmann shprehu gatishmërinë për të takuar përfaqësuesit e konsullatave dhe veçmas për të biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit dhe të vizitave në shtete të ndryshme.