Follow us on:

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë organizoi “Nëntorin Poetik” kushtuar piktorit te madh Gjelosh Gjoka

Mynih, 12 nëntor 2016 - Lidhja e krijuesve shqiptarë për nderë të piktorit të madh Gjelosh Gjokaj, në kryeqytet i landit të Bavarisë në Mynih, organizoi orën letrare \"Nëntori Poetik\" kushtuar piktorit të madh shqiptar Gjelosh Gjokaj.

Në këtë aktivitet ku morën pjesë përfaqësuesit diplomatik të Konsullatës së Përgjithshme të RKS-së në Mynih, ishte prezent edhe Ministri i Diasporës Valon Murati, i shoqëruar nga konsulli i përgjithshëm, Naser Idrizi, si dhe me pjesëmarrjen e konsullit të përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në Mynih,  Arten Hanku.

Mbrëmja iu kushtua piktorit të madh Gjelosh Gjoka, ndërsa në pjesën e garës poetike morën pjesë poetë nga të gjithë landet e Gjermanisë, si dhe poetë të tjerë shqiptarë të ardhur nga Austria e Zvicra.

Pas recitimeve të poezive nga pothuaj të gjithë poetët e pranishëm, si dhe këndimit të këngëve popullore nga rapsodë shqiptar, juria e përbërë nga konsulli Hamdi Reqica, Mustafë Krasniqi dhe Halil Kqiku, ndau çmimet për poetët e pranishëm.

‘Penën e Artë’ si poezia më e mirë e këtij takimi poetik, e fitoi poezia e poetit shqiptar nga Austria, Anton Marku. Përpos çmimit të parë, u dhanë edhe çmime të tjera për poetët e pranishëm në këtë takim.