Follow us on:

Në Shtuttgart u organizua mbrëmje humanitare në ndihmë për fëmijët jetim në Kosovë

Stuttgart, 19 nëntor 2016 - Për nder të 104 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Geislingen an der Steige (Stuttgart), është organizuar një mbrëmje humanitare në ndihmë të fëmijëve jetim në Kosovë. Ky organizim është tradicional dhe organizohet nga Sabit Hoxha i përkrahur edhe nga disa afaristë vendas.

Të pranishëm në këtë organizim ishin edhe konsujt Arjan Kashtanjeva dhe Besnik Miftaraj. Konsulli Kashtanjeva në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, uroi të pranishmit për festat e Nëntorit, të cilat për popullin shqiptarë janë bërë shumë të rëndësishme dhe simbolizojnë edhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së. Konsulli Kashtanjeva  gjithashtu  falënderoi organizatorët, donatorët   dhe të pranishmit për ndihmën e vazhdueshme që po japin në zhvillimin dhe rindërtimin e vendlindjes.  Mbrëmja ishte e pasur me aktivitete kulturore dhe artistike.