Follow us on:

Përfundon moduli i parë i trajnimit për mësimdhënësit në Baden- Württemberg

Shtuttgart, 15 dhjetor 2016 - Në ambientet e entit shkollor të qytetit të Heilbronn-it është mbajtur moduli i parë i trajnimit për mësimdhënësit e mësimit plotësues në gjuhën shqipe për Baden- Württemberg (BW).

Në modulin e parë të trajnimit i pranishëm ishte edhe konsulli Besnik Miftaraj, i cili prezantoj rëndësinë e procesit të mësimit plotësues në landin  Baden- Württemberg dhe shprehu gatishmërinë për të qenë sa më aktiv në zyrtarizimin sa më të gjerë të mësimit shqip në këtë republikë.

Trajnimi i përbërë prej 5 moduleve financohet nga enti për shkollim i qytetit të Heilbronn-it dhe organizohet po ashtu nga enti për shkollim në bashkëpunim më Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart, aktivin e mësimdhënësve shqiptarë në BW si dhe shkollën e lartë në Heilbronn. 

Në këtë trajnim janë regjistruar 14 mësimdhënës dhe në fund të trajnimit, pjesëmarrësve të suksesshëm do t’ju ndahet një certifikatë të lëshuar nga organizatorët. Mësimdhënësit falënderuan organizatorët për mundësinë e ofruar që të mësojnë metoda të reja organizative. Për realizimin e këtij projekti mësuesi Muhamet Idrizi ka dhënë një kontribut të veçantë.