Follow us on:

Në Stuttgart hapet ekspozita me titullin “ Qëndresa heroike e Jasharajve për liri”

Shtuttgart, 24 mars 2017 - Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart në bashkëpunim me Unionin e Bizneseve Shqiptare në Gjermani dhe Qendrën Kulturore Shqiptare në Stuttgart si dhe në koordinim më Muzeun Kombëtar të Kosovës organizuan ekspozitën kushtuar veprës së lavdishme të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari me titullin “ Qëndresa heroike e Jasharajve për liri” rast unik në historinë botërore. Ekspozita u organizua pikërisht në ditët e epopesë së UÇK-së me 6 kur edhe ishte hapja zyrtare dhe 7 mars, në të cilën morën pjesë vëllau i Komandaniti Legjendar, Rifat Jashari, zyrtar gjerman, diplomat të akredituar në Stuttgart si dhe një numër i madh i bashkatdhetarëve, ndër ta aktivist të shumtë dhe përfaqësues të shoqatave në Baden- Württemberg.

Hapjën e bëri Konsulli Besnik Miftaraj, i cili pas një minutë heshtje për dëshmorët, përshëndeti të pranishmit dhe njoftoj mbi ecurinë dhe organizimin e ekspozitës në gjuhën shqipe dhe gjermane, për t’ ia kaluar fjalën drejtuesit të Konsullatës, Blerim Canaj, i cili falënderoj të pranishmit dhe vuri në pah sakrificën e familjes Jashari për liri, gjithashtu vlerësoj lartë organizimin e ekspozitës.

 

Më pas Rifat Jashari falënderoj organizatorët dhe në mënyrë të posaçme diasporën shqiptare për mbështetjen e dhënë gjatës sfidave më të mëdha që ka pasur kombi. 

 

Përfaqësuesi i Unionit të Bizneseve Bekim Brestovci foli për rëndësinë dhe gatishmërinë e UB për të përkrahur ekspozitën në fjalë, të organizuar më parë në Düsseldorf, Hamburg dhe Berlin nga UB. Vitor Spaqi nga qendra kulturore foli për rëndësinë e prezantimit të vlerave tona kombëtare. Sadik Krasniqi, autor i veprës së ekspozitës për Jasharajve foli për jetën dhe veprën e familjes Jashari dhe në mënyrë të veçantë për komandantin legjendar Adem Jasharin, duke vazhduar më një pikë muzikore në piano nga Dominik Spaqi.

 

Ekspozita është vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga të pranishmit, të cilët kanë falënderuar Konsullatën e Kosovës në Stuttgart për organizimin e kësaj ekspozite.