Follow us on:

Në Konsullatën e Kosovës në Shtuttgart prezantohet libri “Mashtrimi i madh” i autorit Bardhyl Mahmuti

Shtuttgart, 10 mars 2017 - Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtuttgart ka organizuar prezantimin e librit “Mashtrimi i madh”, ku në lokalet e Konsullatës ishin të pranishëm shumë bashkatdhetarë, veprimtarë dhe përfaqësues të shoqatave. Konsulli Arjan Kashtanjeva hapi këtë prezantim, ku me këtë rast falënderoi të pranishmit e në veçanti autorin Bardhyl Mahmuti, Ramadan Avdiun – Konsull i Përgjithshëm në Gjenevë dhe Agush Bujan.

Në emër të Konsullatës të pranishmit i përshëndeti edhe drejtuesi i Konsullatës, Blerim Canaj i cili i falënderoi mysafirët dhe të pranishmit.

 

Ndërsa autori Bardhyl Mahmuti shprehu mirënjohjen për këtë organizim ku edhe përkundër aktiviteteve të shumta, Konsullata po gjenë kohë për aktivitetet e tilla. Për rëndësinë shkencore të librit  foli  edhe Konsulli Ramadan Avdiu, për të cilin autori Mahmuti ka bërë një falënderim të veçantë në këtë libër. Të pranishmit ishin të mendimit  se ky libër meriton të përkthehet  edhe në gjuhën gjermane, për çka u deklaruan të gatshëm të kontribuojnë në këtë drejtim.

 

Prezantimi i librit u organizua edhe në Dyseldorf me 11 mars 2017, në e sallën e rezervuar nga familja Nuha ishin mbledhur mysafir të shumët për të marr pjesë në prezantimin e librit “Mashtrimi i madh” të autorit Mahmuti.  Konsulli Kashtanjeva falënderoj nikoqirin  Gani Nuha për pritjen e organizuar, të pranishmit  dhe mysafiret nga Zvicra. Edhe në Dyseldorf kishte një interesim të madh për librin, ku të pranishmit falënderuan për rolin e Konsullatës.  Pas diskutimeve, bashkëbisedimit me autorin, pyetje përgjigjeve lidhur me librin, të pranishmit patën mundësi edhe te blejnë librin, nga mjetet e të cilit do të financohen përkthimet.

 

Bardhyl Mahmuti dhe Gani Nuha, dhe përfaqësuesit e shoqatave nga Gjermania, kërkuan që ky libër të promovohet edhe në qytet tjera dhe vlerësuan rolin e Konsullatës edhe në aktivitet në të ardhmen.