Follow us on:

Mësimdhënësit e mësimit plotësues shqip në Baden- Württemberg pranojnë certifikatat mbi vijimin e trajnimit

Shtutgart, 1 prill 2017 - Në kuadër të bashkëpunimit institucional në mes Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart dhe entit shkollor të qytetit Heilbronn, është realizuar me sukses trajnimi për mësimdhënësit e gjuhës shqipe në ketë Republikë. Ky lloj i trajnimit është i pari që është mbajtur për arsimtarët të mësimit plotësues në ketë republikë. Projekti është financuar nga enti shkollor i Heilbronn-it dhe është koordinuar me Konsullatën e RKS në Shtutgart. Trajnimi ishte i ndarë në 5 module, duke përfshirë bashkëpunimin dhe rrjetëzimin, vetorganizimin e mësimdhënësve, mësimi i gjuhës dhe didaktika e gjuhës, konceptet dhe metodat e mësimit, vlerësimi dhe adaptimi për një mësim më cilësor si dhe pjesa praktike dhe diskutimi rreth një shoqate të arsimtarëve në ketë republikë.

Në ambientet e komunës Heilbronn është mbajtur moduli i 5-të. Me këtë rastKonsulli Besnik Miftaraj bëri një prezantim mbi ecurinë dhe rëndësinë e mësimitshqip në diasporë. Përgjegjësja për integrim e qytetit Viktoria Hepting bërinjë prezantim mbi integrimin e bashkatdhetarëve në ketë qytet, ndërsa drejtoreshae entit për arsim të qytetit Heilbronn, Heike Kühnle shprehu mbështetjen përhapjen e dy paraleleve në qytetin Heilbronn dhe projekteve arsimore edhe në tëardhmen.


Ndërkohë, Konsulli Miftaraj dhe drejtoresha Kühnle dorëzuan certifikatat kualifikuese përmësimdhënësit në Baden - Württemberg.


Në këtë drejtim, Muhamet Idrizi, i cili është mësues në sistemin arsimor gjerman, poredhe për gjuhën shqipe ka bërë një punë shumë të mirë, pasi ka qenë edhekoordinator i projektit.


Konsujt Arjan Kashtanjeva dhe Besnik Miftaraj ishin në katër module të pranishëm dhembështetën trajnimin, prezencë e cila është vlerësuar jashtëzakonisht shumë nga mësimdhënësit. Mësimdhënësit u ndanë shumë të lumturpër trajnimin dhe vlerësuan lartë ketë trajnim.