Follow us on:

Debati për të ardhmen në parlamentin e landit Baden- Württemberg

Stuttgart, 15 nëntor 2017 - E ardhmja e Evropës, ishte tema e cila u prezantua në Parlamentin e Landit Baden-Württemberg. Në këtë organizim pjesëmarrës ishin konsujt e Republikës së Kosovës në Stuttgart, Arjan Kashtanjeva dhe Besnik Miftaraj. Nikoqiri i këtij organizimi, kryetarja e Parlamentit, znj. Aras Muhterem përshëndeti të pranishmit, ku kryesisht ishin deputetë, kryetar komunash, politikan, profesor universitar dhe përfaqësues të korit konsullorë të akredituar në Baden-Württemberg.

Një prezantim shumë të rëndësishëm dhe shpresëdhënës për të ardhmen eEvropës, mbajti Prof. Dr. Martin Selmayer – Shef i kabinetit të presidentit tëKomisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Profesori Selmayer, krahas suksesevetë arritura, foli edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet BE-ja, sidomoskur ka të bëjë me politikat e sigurisë, qasja ndaj refugjatëve, proceset kurshtetet duhet të heqin dorë nga sovraniteti nacional respektivisht ky sovranitetti besohet BE-së. Znj. Evelyne Gebhardt- Nënkryetare e ParlamentitEvropian ju adresua të pranishmëve ku diskutojë për synimet në unifikimin epolitikave sociale brenda shteteve anëtare të BE-së.

 

Në koktej e organizuar enkas për këtë prezantim, konsujt Kashtanjeva dheMiftaraj patën mundësinë të bashkëbisedojnë me z. Selmayer, i cili ishte shumëmirë i informuar për proceset dhe progresin në Kosovë. Diskutime rrethmundësisë së thellimit të bashkëpunimit mes parlamenteve të BW dhe të RKS-së udiskutuan edhe me kryetaren e parlamentit znj. 

 

Aras Muhterem. Kryetarja eparlamentit u interesua për gjendjen ekonomike dhe proceset politike në për tëcilat po kalon Kosova. Konsujt Miftaraj dhe Kashtanjeva bashkëbiseduan edhe meshumë deputet tjerë znj. Böhlen, z. Kern, Marwein, znj. Seiz, disa nga të cilëtkishin vizituar Kosovën dhe kishin përshtypje të mira për zhvillimet që pondodhin në shtetin e ri. Ishte një dëshirë shumë e madh edhe nga ana e deputetevetë realizohen takime pune me kolegët e tyre kosovar.