Follow us on:

Lladrovci shoqëron delegacionin e zëvendës presidentit të Parlamentit Evropian, Rainer Wieland në Kosovë

Prishtinë, 2 janar 2019 - Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart, Imer Lladrovci, ka shoqëruar delegacionin e zëvendës presidentit të Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, gjatë vizitës në Kosovë, ku janë pritur nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim u tha se Gjermania dhe politika largpamëse gjermane, në historinë e re të Kosovës, do të cilësohet si politikë e përkrahjes pa rezervë për synimet e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.