Follow us on:

Lladrovci pjesë e takimit të udhëheqësve të konsullatave të akredituar në Baden-Württemberg

Shtuttgart, 14 janar 2019 - Me ftesë të Sekretares së shtetit të Baden-Württemberg, Theresa Schopper, Konsulli i Republikës së Kosovës, Imer Lladrovci mori pjesë në takimin ku ishin prezent gjithë udhëheqësit e Konsullatave të akredituar në Baden-Württemberg.

Pas fjalës përshëndetës të Sekretares shtetërore, Schopper, urimeve me përgëzimet më të mira për këtë vit, secili udhëheqës i konsullatave në këtë njësi federale të Gjermanisë, prezantoi shtetin e vet.

Konsulli Lladrovci, falënderoi Sekretaren shtetërore znj. Schopper dhe përmes saj falënderoi Qeverinë dhe popullin gjerman për ndihmë që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës.

Kjo më së miri e dëshmon edhe vizita e zëvendës-presidentit Evropian, nga Baden-Wyrtemberg, Rainer Wieland në Kosovë nga data 2 deri 5 Janar 2019.

Konsulli Lladrovci njëkohësisht i njoftoi të pranishmit për shërbimet konsullore që kryhen në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart duke ofruar bashkëpunim për zyrat konsullore, me interes të përbashkët.