Follow us on:

Shefi i Konsullatës në Shtuttgart Imer LLadrovci në takim njoftues me biznesmenë shqiptarë

Shtuttgart, 31 janar 2019 - Me ftesë të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, u mbajt një takim shumë përmbajtjesor me koordinator dhe biznesmenë shqiptarë me vendndodhje në Baden-Württemberg.

Takimin e hapi, konsulli, Kadri Gërvalla ku i njoftoi të pranishmit se ideja e takimit njoftues e bashkë koordinues, ishte nga shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, Imer Lladrovci.

Në fjalën e tij, pasi i falënderoi për pjesëmarrje, e ftoi t’i drejtohet të pranishmëve, udhëheqësin e Konsullatës, z. Lladrovci.

Konsulli Lladrovci fillimisht të pranishmëve ju uroj mbarësi dhe suksese për vitin 2019 dhe njëkohësisht uroi që ky vit të jetë vit i sukseseve për shtetin e Republikës së Kosovës dhe kombin shqiptar.

Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, tregoi se nuk ishte e rastësishme që takimi i parë mbahet me afarist dhe biznesmenë.

Ai i falënderoi ata për punën që bëjnë në vendin mikpritës, duke u integruar në shoqëri, biznes dhe mentalitetin e qytetarëve vendas. Lladrovci ju shprehu po ashtu, respektin për kontributin që e kanë dhënë dhe po japin për familjet në Kosovë dhe shtetin e Kosovës.

Të pranishmit e përshëndetën këtë ftesë dhe organizim të Konsullatës si dhe mirënjohje për respektin e shfaqur ndaj biznesmenëve nga ky shtet federal gjerman.


Gjithsesi, deklaruan të pranishmit, kjo ftesë për takim dhe mbrëmje, i bën ata edhe më të përkushtuar për organizime tjera edhe më gjithëpërfshirëse si motiv për qasjen ndaj tyre.


Shefi i Konsullatës, ju premtoi koordinatorëve të Unionit të bizneseve në Baden-Württemberg se do të jetë çdo herë i gatshëm për të bashkëpunuar si me institucionet dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës, por edhe me shtetin e Baden-Württembergut, për çdo interesim të tyre apo angazhim që është me perspektivë për ta, brenda kompetencave të tij.

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart, do të jetë çdo herë promovuese e vlerave të Unionit dhe biznesmenëve me origjinë nga Republika e Kosovës.


Lladrovci i ftoi të gjithë biznesmenët që të bashkohen në Unionin e bizneseve për të shqyrtuar dhe promovuar rrugët më të mira për interesin e shtetit të Kosovës, biznesmenëve, vlerave dhe begatisë që prezantojnë të gjithë së bashku.

Ishte zotim i përbashkët për takime të tilla sa më të shpeshta për koordinim dhe bashkëveprim me interes për biznesmenët dhe Republikën e Kosovës.