Follow us on:

Lladrovci pritet në takim në Konsullatën e Përgjithshme të Hungarisë në Shtutgart

Shtuttgart, 1 shkurt 2019 - Shefi i Konsullatës të Republikës së Kosovës në Stuttgart, Imer Lladrovci me ftesë të Kryetarit të Korit Konsullor në Baden-Württemberg, Dr. János Berényi, vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Hungarisë në Shtutgart.

Dr. János Berényi gjatë pritjes së tij, e njohu Lladrovcin me punët që kryhen në Konsullatën e Përgjithshme të Hungarisë dhe njëkohësisht i ofroi mbështetje dhe bashkëpunim.

Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, Lladrovci e falënderoi Konsullin e Përgjithshëm hungarez për pritjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin e sinqertë.

Lladrovci, e njohu homologun hungarez për angazhimin dhe shërbimet konsullore që kryhen në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart por edhe për objektivat e saj.
Po ashtu, Lladrovci e përgëzoi ambasadorin Berényi për përkrahjen e Hungarisë në të gjitha fazat e shtetformimit dhe shtetndërtimit, votimin në Parlamentin Evropian, Komisionin Evropian, Interpol dhe gjithandej anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Miqësia jonë, theksoi Z. Lladrovci, është histori pozitive afatgjate, ndër shekuj.

Te dy shefat e konsullatave u dakorduan për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin në Baden-Württemberg.