Follow us on:

Konsulli Lladrovci pret në takim kryetarin Brenner

Shtuttgart, 4 shkurt 2019 - Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart e falënderoi kryetarin Brenner për vizitën në Konsullatë por edhe për bashkëpunimin reciprok. Qëllimi i takimit ishte përgatitja e agjendës së kryetarit të Drenasit me bashkëpunëtorë në Gerlingen.

‘’Takimi ishte shume përmbajtjesor sepse diskutuam shumë tema, si dhe bashkëpunimin në mes dy qyteteve duke e thelluar miqësinë tonë të sinqertë’’ tha LLadrovci.

Lladrovci e njohu Brenner me punën që bëhet në Konsullatë si dhe vizituan zyrat për shërbime konsullore me ç’rast takoi bashkatdhetarët që prisnin për shërbimet dhe çështjet e lidhura me punën e Konsullatës.

Kryetari Brenner u ndje i nderuar për mikpritjen, për njohuritë që mori rreth punës në Konsullatë, si dhe ofrimin e bashkëpunimit nga Konsullata e Republikës së Kosovës për qytetarët.

Bashkëpunimi në mes të Gjermanisë dhe Kosovës kanë histori të gjatë, në frymën e këtij bashkëpunimi, pritet të bëhet edhe binjakëzimi në mes të dy komunave, Drenasit dhe Gerlingenit, si shenjë e respektit të ndërsjellë dhe gatishmërisë së fuqizimit të bashkëpunimit.

Vizita e Kryetarit të Drenasit, pritet të ndodh në maj të këtij viti, kur edhe fillon procedura zyrtare e binjakëzimit në mes të Drenasit dhe Gerlingenit, me interes të qytetarëve dhe të dy komunave, duke rikonfirmuar miqësinë tradicionale që ekziston.