Follow us on:

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart, ngushëllon kolegun Bejtullahu

Shtutgart, 5 shkurt 2019 - Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart, me dhimbje të madhe, ka marrë lajmin për vdekjen e bashkëshortes së kolegut, Naser Bejtullahu.

Shefi i Konsullatës, Imer Lladrovci në emër të tij dhe të gjithë kolegëve në Konsullatën e Republikës së Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për Bejtullahu dhe familjen e tij.

Ngushëllime, mbahuni të fortë!

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart