Follow us on:

Lladrovci priti në takim Këshilltarin e lartë për Financa në Parlamentin Evropian, Caristin König

Shtuttgart, 10 shkurt 2019 - Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtutgart, Imer Lladrovci ka zhvilluar takim pune me Caristin König, Geschäfsführer/Rechtsamwalt i Bausparkasse në Gjermani dhe Këshilltar i lartë për Financa në Parlamentin Evropian në Brukssel.

Lladrovci e falënderoi për vizitën në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart, njëkohësisht e njoftoi z. König për lehtësirat e të bërit biznes, sigurinë e investimeve dhe për stabilitetin e bankave që operojnë në Kosovë.

Nga ana tjter König e njoftoi shefin e Konsullatës së Kosovës në Shtutgart, Lladrovcin se vizita zhvillohej me rekomandimin nga Parlamenti Evropian dhe miqtë e Kosovës aty, të cilët japin rekomandime se Kosove ka stabilitet bankar dhe është vend me perspektivë për investime.

Gjithashtu, König e njoftoi Lladrovcin se 5 vitet e fundit, Bausparkasse ka arritur të ketë shtrirje edhe në Ballkan, ku ne Kroaci dy vitet e fundit janë hapur katër sosh duke dhënë përkrahje për zhvillim në sektorin e klientëve me paga të mesme, për investime në themelim e zhvillim biznesi të vogël si dhe blerje banesash për familje.

Te dy u akorduan se do të angazhohen për takime me personat kompetent në fushën e bankave dhe investimeve në Qeverinë e Kosovës si dhe mundësitë e ardhjes së Bausparkasse në Kosovë, si institucion shumë i besueshëm dhe i suksesshëm financiar, i dëshmuar për kompetencën dhe kapacitetin e operimit në Gjermani dhe më gjerë.