Follow us on:

Konsulli Miftaraj takim me Sekretaren e shtetit Schopper dhe Këshilltaren e shtetit Baden- Württemberg, Erler

Stuttgart, 27 qershor 2018 - Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtuttgart, Besnik Miftaraj mori pjesë në mengjesin e përbashkët me Sekretaren e shtetit znj. Theresa Schopper dhe Këshilltaren e shtetit Baden- Württemberg znj. Gisela sErler.

Në këtë mengjes pune ishin të pranishëm edhe konsujt e shteteve të tjera të akredituara në Baden - Württemberg. Me këtë rast konsulli Miftaraj foli për bashkëpunimin mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të landit Baden - Württemberg. Gjithashtu ai foli për vizitën e suksesshme të realizuar në maj 2018 në Kosovë me delegacionin e lartë shtetëror nga Baden- Württemberg. Sekretarja e shtetit znj. Schopper dhe Këshilltarja e shtetit znj. Erler vlerësuan të arriturat në Kosovë, pasi vizitës së suksesshme dhe shprehen gatishmërinë për mbështetje të mëtejmë.