Follow us on:

Konsulli Gërvalla u prit në Konsullatën austriake në Shtuttgart

Stuttgart, 12 shkurt 2019 – Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtuttgart, Kadri Gërvalla është pritur nga përfaqësuesi i Konsullatës së Austrisë në Stuttgart, Stephan Lenz.

Konsulli Gërvalla e falënderoi për mikpritje, z. Lenz duke potencuar që Austria është një shtet mik i Kosovës. Po ashtu me këtë rast konsulli Gërvalla, ka shprehur mirënjohje të veçantë për shtetin e Austrisë, për mbështetjen që po i bënë Kosovës, në çdo fushë.

Nga ana tjetër Stephan Lenz, theksoi se bashkëpunimi me Konsullatën e Kosovës në Stuttgart, do të vazhdoi edhe në të ardhmen, ku do të bisedohet edhe për temat tjera ekonomike, në interes të dy shteteve. Në fund të takimit, u tha se takime të tilla do të ketë në vazhdimësi.