Follow us on:

Konsulli Lladrovci priti në takim, Akademikun Aliu Aliun, veprimtarin e shquar politik, letrar e kulturor

Shtuttgart, 14 shkurt 2019 - Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Shtuttgar, Imer Lladrovci, në ambientet e Konsullatës ka pritur në një takim miqësor, akademikun Aliu Aliun, veprimtarin e shquar politik, letrar e kulturor.

Gjatë bashkëbisedimit tejet të frytshëm rreth diplomacisë së re të Republikës së Kosovës, Lladrovci e falënderoi Akademikun Aliu për vizitën në Konsullatë duke e njohur me të gjitha shërbimet që kryhen aty.

Po ashtu akademiku Aliu falënderoi për pritjen dhe njoftimet që mori nga shefi i Konsullatës duke e përgëzuar për punën e mirë që po bën Konsullata me stafin e saj konsullor.

Konsulli Lladrovci tha se me përgjegjësi të plotë, do të jetë pranë nevojave të bashkatdhetarëve me përkrahje të gjithanshme ligjore.