Follow us on:

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart organizoi pritje për nder të 11 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Shtutgart 21 shkurt 2019 - Për nder të 11 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart, organizoj solemnitet për këtë ditë, me ekspozitën e skulptorit të mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, Mal Myrtaj.

Ambientet e Konsullatës ishin të vogla për numrin e madh të pjesëmarrësve që kishin ardhur për ta festuar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast shefi i kësaj Konsullate, Imer Lladrovci ka falënderuar secilin qytetar veç e veç, për praninë në ambientet e Konsullatës por edhe të gjithë ata që kanë uruan për këtë festë të madhe të shtetit dhe shtetësisë tonë.

Shënimi i 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është kremtuar në mënyrën më të denjë, duke prezantuar skulpturat dhe vlerat artistike të skulptorit të mirënjohur, Mal Myrtaj.

Vepra skulpturale e Mal Myrtajt, ka kohë që ka tejkaluar kufijtë nacional dhe vlerat e Ballkanit, duke u bërë mesazh unik global, me porositë e skulpturës origjinale të tij, humanizmin dhe humanitetin që përcjell skulptura nga dora e këtij artisti.

Festat i bashkojnë njerëzit ashtu siç i bashkon kujtimi për veprat e çmuara të vendit dhe kombit tonë, andaj, qofshim gjithmonë të bashkuar, çdo ditë, për të mirën e atdheut dhe qytetarëve tanë!