Follow us on:

Lladrovci priti në takim shefen e Protokollit të landit Baden-Württemberg, Beate Brenner

Shtutgart 21 shkurt 2019 - Shefi i Konsullatës të Republikës së Kosovës në Shtutgart, Imer Lladrovci, priti në takim znj. Beate Brenner, shefe e Protokollit të landit Baden-Württemberg si dhe bashkëpunëtoren e sajë, znj. Cassandra Kapitan.

Lladrovci, vlerësoi lartë raportet bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe landit Baden-Württemberg si në fushën ekonomike, arsimore, kulturore dhe fushat tjera me interes të përbashkët.

Znj. Brenner konfirmoi se raportet bilaterale do të avancohen dhe do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen, duke dhënë edhe iniciativa të përbashkëta me interes bilateral.

Po ashtu, Z. Lladrovci dhe Znj. Brenner u akorduan për një agjendë të përbashkët pune, për takime dhe vizita bilaterale në mes të Qeverisë së Kosovës me këtë njësi federale gjermane, e cila konsiderohet një ndër më të zhvilluarat dhe papunësinë më të ulët në Gjermani.